Plagosja e 27-vjeçarit në Velipojë, ishte në makinë me dy persona, rrethanat e ngjarjes të paqarta

Një 27-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Shkodër. Ngjarja ndodhi  rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  në Velipojë, ku në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Paloka, 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë.

I riu ka qenë në makinë me dy persona të tjerë, të njohur të tij, brenda makinës kur është plagosur me një plumb që e ka prekur në pjesën e barkut.

Paloka është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Shërbimet e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes  dhe së bashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër kryen krehjen e zonës.

Grupi hetimor ndërkohë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  identifikimin e autoreve.

Pritet marrja në pyetje e tij për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje që mbetet mister mbi shkaqet e konfliktit dhe autorët.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com