Plagosi të birin me çifte, flet 83-vjeçari nga Pogradeci: Isha i stresuar nga dhuna që po më ushtronte!

Agim Shkullaku, 83-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri të birin është shprehur i penduar para grupit hetimor.

I moshuari ku qëlloi dy herë me çifte duke lënë të plagosur rëndë djalin e tij Përparim Shkullaku. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Stropckë të Pogradecit

“Në momentin që kam plagosur djalin kam qënë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”, ka thënë ai.

83-vjeçari Agim Shkullaku pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

Nga ana tjetër burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja e 47-vjeçarit, Përparim Shkullaku,  paraqitet e rëndë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com