Ka rënë në pranga 17-vjeçari i cili ditën e djeshme plagosi me thikë një 38-vjeçar në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, në një restorant pranë vendit te quajtur “Aleksandria”, ku dyshohet se shtetasi i mitur I.H 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta plagosi me thikë shtetasin R. V., 38 vjeç.
“Në vijim të veprimeve proceduriale, lidhur me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, arrestoi shtetasin e mitur I. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosi me thikë shtetasin R. V., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.