Plagosi me armë djalin e xhaxhait, arrestohet pas 3 muajsh 33-vjeçari

Tre muaj pasi plagosi me armë kushëririn e tij në fshatin Shën Vlash të Durrësit, Ilir Buçeza ka përfunduar pas hekurave.

“Policia Durrës lokalizoi, kapi dhe vuri në pranga shtetasin Ilir Buçeza, 33 vjeç. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas dyshohet së më datë 21.05.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shënavlash, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. B., 24 vjeç”, njofton policia.

Në pamjet e ngjarjes së ndodhur më 21 maj në oborrin e banesës së Eduart Buçezës shihet djali i xhaxhait të tij që i afrohet dhe e qëllon dy herë në këmbë 24-vjeçarin.

Pasi u qëllua në drejtim të tij, Eduart Buçeza, u paraqit në spitalin e Durrësit me një plagë në këmbë. Ndërkohë, policia vetëm për pak orë arriti të zbardhë ngjarjen dhe shpalli në kërkim 33-vjeçarin, Ilir Buçeza.

Shkak për plagosjen me armë që u regjistrua mes kushërinjve është bërë një konflikt për motive të dobëta.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com