Plagosi efektivin e “Shqiponjave”, në gjyq Klered Bozhanaj

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për Klered Bozhanajn dhe dërgoi dosjen në gjykatë duke ngritur ndaj tij akuzën e vrasjes së punonjësve të Policisë, mbetur në tentativë.

Ai qëlloi me armë zjarri gjatë një operacioni Edlir Alleshin, punonjësin e “Shqiponjave”, i cili bashkë me kolegët e tij po kryenin kontrolle në zonën ku ndodhi ngjarja.

Pasi i bën thirrje atij të ndalonte, Bozhanaj vrapoi për t’u futur në ambientet e një pallati dhe nga aty  qëlloi me armë ndaj efektivëve duke plagosur njërin prej tyre./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com