Është vënë në pranga një 64-vjeçar në Kavajë që një ditë më parë plagosi me thikë dhëndrin e tij. Po ashtu, në pranga është vënë edhe vetë i plagosuri, pasi sipas policisë, dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.
46-vjeçari akuzohet gjithashtu edhe se nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes.
Fillimisht, ky i fundit u konfliktua me bashkëshorten e tij e më pas dyshohet se ka ndërhyrë vjehrri për të ndihmuar vajzën duke e plagosur.
/a.r