Një i mitur shqiptar, rreth 15 vjeç, është plagosur me armë zjarri pak pas mesnate në Greqi.
I mituri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje kritike, bëjnë me dije mediet greke.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Aspropirgos.
Siç është bërë e ditur nga Policia, nga të dhënat e deritanishme është konstatuar se janë dëgjuar të shtëna me armë rreth orës 01:00 pas mesnate dhe më pas fëmija 15-vjeçar u gjet në rrugë.
Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore.