36-vjeçari Elis Rroshkodoli është 36-vjeçari i cili mbeti i vdekur sot gjatë një atentati në Shkodër.
Ai ishte duke pirë kafe në lokal, në momentin që qëllua nga një person, ende i paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër në lokalin “Ish Gjuetari”, në lagjen Ahmet Haxhia.
Autori ende i paidentifikuar pasi e qëlloi me armë shënjestrën, është larguar me shpejtësi në këmbë.
Viktima rezulton si pjesë e një grupi grabitësish në Belgjikë.
Në 2014 është arrestuar gjatë një operacioni në Shkodër.
Sipas informacioneve, viktima ishte i armatosur pasi iu gjet pistoletë.
/a.r