I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, thotë se strategjia e KLGJ-së për uljen e dosjeve të prapambetura në gjykata, është për t’u vlerësuar.
Në fjalën e tij, në këtë aktivitet, Wisner theksoi se kjo strategji do t’u vijë në ndihmë qytetarëve.
Sipas diplomatit amerikan, stoku i dosjeve në drejtësi është vonesë e drejtësisë për qytetarët, e tashmë ka ardhur momenti që të merren vendime për të adresuar këtë problematikë.
I Ngarkuari me Punë i ambasadës amerikane shprehu mbështetjen e SHBA-së në këtë aspekt.
“Ju keni punë të vështirë dhe keni bërë punë fantastike por tani mbetet më shumë punë për të bërë. Në thelb të demokracisë e cila ofron diçka për njerëzit është angazhimi që ka për njerëzit.
Kur flasim për çështjet gjyqësore të prapambeëtura, numri i çështjeve është vonesë e drejtësisë për qytetarët e zakonshëm. Kjo strategji që zhvilloni është angazhim për nevojat e qytetarqëve.
Zgjedhjet tuaja e vendosin sistemin e drejtësisë në themelet të forta. Është për t’u theksuar që disa prej hapave që keni ndërmarrë për të përmirësuar situatën kanë qenë të dhimbshme. Sepse Vettingu shkaktoi ndërprerje të punës por ishte i domosdoshëm. Tani është koha për hapa të ndërlikuar por të guxishëm.
SHBA do t’ju ndihmojnë për të krijuar reforma të suksesshme për t’i harmonizuar me Kushtetutën. Ne vazhdojmë të nxisim më shumë bashkëpunim ndërmjet gjithë grupeve të interesit që është kritik.
Vazhdoni të punoni për të gjetur zgjidhje, jam besimplotë që do punoni për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Wisner.
/a.r