Pezullohet shpërndarja e ushqimeve, SHBA kërkon për herë të parë armëpushim në Gaza, betejë në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar për herë të parë një armëpushim të përkohshëm në Gaza. Delegacioni Amerikan në Kombet e Bashkuara kanë propozuar një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit lidhur me këtë.

Gjithashtu paralajmërojnë Izraelin kundër pushtimit të qytetit të mbipopulluar të Rafah, në jug të enklavës. SHBA-të kanë shmangur vazhdimisht fjalën “armëpushim” gjatë proceseve të votimit në OKB lidhur me luftën. Megjithatë, Uashingtoni do të vendosë veton për një tjetër rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Ndërkohë, OKB ka ndërprerë shpërndarjen e ndihmave ushqimore në veriun e Gazës. Kjo ka ndodhur për shkak të sulmeve të popullatës ndaj kamionëve me ndihma.

Veriu i enklavës palestineze konsiderohet si ndër zonat më të prekura nga kriza ushqimore, ku njerëzit atje kanë përdorur ushqimin e kafshëve për të mbijetuar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com