Pezullimi i marrëveshjes për emigrantët, Meloni: Optimiste se do miratohet

Nga Brukseli në përfundim të punimeve dy ditore të Këshillit të Europës, kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli për pezullimin e përkohshëm të marrëveshjes së emigrantëve me Shqipërinë nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas asaj që shkruan ANSA, ajo u shpreh optimiste për vendimin final që do të merret, megjithatë në çdo rast Meloni theksoi se respekton vendimet e një shteti sovran.

Megjithatë nuk mund të flas për çfarë ndodh në një shtet sovran, unë respektoj vendimet e një shteti sovran”, u tha Meloni reporterëve.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë në javët në vijim dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të bëjmë më të mirën në javët në vijim për t’i përshpejtuar gjërat edhe më shumë. Tani për tani nuk kemi një plan B, nëse do na duhet do ta bëjmë”.

Nën Memorandumin e Mirëkuptimit të firmosur nga ky kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni, në fillim të Nëntorit, dy qendra do të ngrihen për të procesuar kërkesat për azil të emigrantëve dhe refugjatëve që janë kapur në Mesdhe nga autoritetet italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com