Petro Gjikuria pas mbylljes së votimit: Kërcënime dhe presione ka pasur shumë, por unë jam fitues!

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka folur për mediat, pas përfundimit të orarit zyrtar zgjedhor.

Petro Gjikuria: Himarjotët folën, tani na ka ngelur të numërojmë kutitë, mendoj se asnjë nuk do t’i prekë kutitë. Do jem këtu edhe nesër, të punojë për himarjotët. Në këtë fushatë kishin zbritur e gjithë administrata që me kërcënime kanë frikësuar himarjotët. Por ata nuk tremben dhe pjesëmarrja ishte pak më e lartë, dhe tregon se nuk e ulin kokën. Çfarëdo rezultati të jetë do shikohen ato shkelje dhe është puna e KQZ të vendosë. Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himarjotët. Unë jam fitues, Tavo po të dojë të vijë të punojë me mua. Jam i sigurt që më kanë votuar qytetarët. Opozita ka punuar për mua, i falënderoj për mbështetjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com