Përvetësuan godinën me dokumenta false, njihen me masat e sigurisë ish-deputeti i PD-së, ish-drejtoresha e Kadastrës dhe dy zyrtarët

Rreth 6 orë ka zgjatur seanca e njohjes me masat e sigurisë për 3 ish zyrtarë dhe 1 ish deputet, për të cilët Prokuroria e Sarandës ka ngritur akuzë penale.

Para Gjykatës së Sarandës kanë dalë sot për t’u njohur me masat e sigurisë të caktuara në mungesë ndaj tyre, ish Drejtoresha e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjec, ish specialistët e ASHK Sarandë Aida Demi, zyrtarët Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjeç, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Gani Hoxha, 61 vjeç, i akuzuar për “falsifikim dokumentash”.

Prokuroria e Sarandës kishte paraqitur kërkesë në Gjykatën e Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Likën, Strokën dhe Hoxhën, masa të cilat u pranuan dhe caktuan më pas nga Gjykata.

Policia e Sarandës dhe Tiranës ekzekutoi masat duke sekuestruar pasaportën e Demit dhe izoluar në banesat përkatëse Likën, Strokën dhe Hoxhën.

Avokatët e tyre  kanë kërkuar ndryshimin e masave të sigurimit të caktuara në mungesë ndaj tyre, por pas rreth 6 orë seancë, kërkesa është rrëzuar nga Gjykata, i cili ka lënë në fuqi vendimin e 13 majit për masat e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Aida Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Erald Likën, Ermen Strokën dhe Gani Hoxhën./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com