Përurimi i bazës ajrore të Kuçovës, montohen dronët “Bajraktar” për ceremoninë

Të hënën (4 mars) inaugurohet baza ajrore e Kuçovës, një investim i qeverisë shqiptare dhe NATO-s.

Të dielën përfundoi edhe procesi i montimit  të dronëve të armatosur “Bajraktar”, të cilët do të fluturojnë në këtë bazë të re dhe që janë blerë në Turqi.

Për ministrinë e Mbrojtjes, përmirësimi i kapaciteteve ushtarake dhe investimet në teknologjinë e mbrojtjes, janë dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj sigurisë kombëtare.

Kjo bazë, falë investimeve të realizuara, me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, është e një rëndësie të veçantë, ku nga ekspertët e fushës së aviacionit është konsideruar si ‘syri” i NATO-s në Evropë.

Ndërkohë, është zbardhur edhe axhenda e ceremonisë së inaugurimit, ku programi është i ngjeshur, ndërsa në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s.

Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.

Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com