Personazhi i VITIT 2023 nga TIME: Taylor Swift, artistja që shkakton tërmet 2.3 ballë në koncertet e saj

Taylor Swift ka mbyllur vitin 2023 me plot suksese, duke u shpallur personi i vitit nga Time Magazine.

Suksesi i yllit të muzikës, turneu i së cilës Eras theu rekorde dhe provokoi një hetim mbi të ardhurat marramendëse, ndjek njerëz si Barack Obama, Greta Thunberg dhe Volodymyr Zelensky.
Ajo i tha revistës se është “më krenarja dhe më e lumtura që kam ndjerë ndonjëherë”.

Taylor Swift shpallet Njeriu i Vitit nga Times. Ajo pas çmimit tregon historinë e saj, e cila do të dëgjohet, sepse dhe kur Taylor Swift ju tregon një histori,  – jo vetëm sepse ajo ka pasur një jetë të jashtëzakonshme, por sepse ajo di ta tregojë atë në një një formë të jashtëzakonshme. Kjo është një kohë kur ajo i thyhet zemra, edhe pse jo në mënyrën që mund ta prisni.
Ishte 17 vjeç, thotë ajo, kur kishte rezervuar mundësinë më të madhe të jetës – një shfaqje shumë e lakmuar për superyllin Kenny Chesney, në një turne. “Kjo do të ndryshonte karrierën time,” kujton ajo. “Isha shumë e emocionuar.” Por disa javë më vonë, Swift mbërriti në shtëpi, ku gjeti nënën e saj Andrean, e ulur në shkallët e përparme. “Ajo po qante,” thotë Swift. “Duart i mbante në kokë sikur t’i kishte ndodhur ndonjë problem familjar.” Me ngashërime, Andrea i tha vajzës së saj se turneu i Chesney ishte sponsorizuar nga një kompani birre. Taylor ishte shumë e re për t’u bashkuar me artistët më në zë të momentit. “Isha i shkatërruar,” thotë Swift.
Ajo nuk u demoralizua. Arritjet e Swift-it si artiste – , kritike dhe personazh komercial – janë aq të mëdha saqë t’i rrëfesh ato në një artikull duket pothuajse e pamundur. Si një yll pop-i, ajo u ngjit shpejt në shoqërinë e rrallë, së bashku me artistë të tjerë Elvis Presley, Michael Jackson dhe Madonna; kurse, si autore këngësh, ajo është krahasuar me Bob Dylan, Paul McCartney dhe Joni Mitchell. Si një biznesmene, ajo ka ndërtuar një perandori me vlerë, sipas disa vlerësimeve, mbi 1 miliard dollarë. Dhe si një personazh i famshëm – e cila për shkak të të qenit grua shqyrtohet me imtësi për çdo gjë nga ajo me kë daton deri tek ato që vesh – ajo ka tërhequr prej kohësh vëmendje të vazhdueshme dhe di si ta përdorë atë. (“Unë nuk i jap Taylor-it këshilla për të qenë i famshëm,” më thotë Stevie Nicks. “Ajo nuk ka nevojë.”) Por këtë vit, diçka ndryshoi. Ajo u bë personazhi kryesor i botës.

Këngëtarja gjithashtu pranoi për revistën TIMES se numri i koncerteve të saj 180-minutëshe të “Eras” shpesh e bënte atë të ndihej e rraskapitur nga ana fizike. Pas shfaqjeve, “e lë shtratin tim vetëm për të marrë ushqim dhe kthehem sërish për ta ngrënë para se të fle,” tha ajo.
“Mezi mundem edhe të flas, sepse kam kënduar për tre shfaqje rresht. Sa herë që hedh një hap këmbët e mia kërcejnë, kërcejnë, kërcejnë dhe vetëm kërcejnë”- thotë ajo, teksa pas përfundimit të një koncerti e gjen veten në një koncert tjetër.

Ylli i muzikës gjithashtu foli për romancën e saj me yllin e futbollit amerikan, Travis Kelce.
Çifti bëri bujë në shtator, kur Swift u pa me nënën e Kelces në një nga ndeshjet e tij.
“Në kohën kur shkova në ndeshjen e parë, ne ishim çift”, shpjegoi ajo, duke shtuar se ishin njohir më herët por ishin lidhur gjatë verës.
“Mendoj se disa njerëz panë takimin tonë të parë në atë ndeshje? Ne kurrë nuk do të ishim aq psikotikë për ta nisur me vështirësi takimin tonë të parë.”

Por jeta e dashurisë së Swift-it është e papërfillshme në krahasim me ndikimin e saj kulturor. Tashmë e shndërruar në një super yll, karriera e saj ka arritur lartësi të reja falë turneut “Eras” – i cili i mundëson këngëtares të performojë një set me 45 këngë, ndonjëherë edhe çdo natë.

Kërkesa për bileta në koncertet e saj mbetet aq e lartë sa që ëshrë nxitur edhe një seancë dëgjimore për praktikat e biznesit të Swift nga Senati i SHBA.
Kur turneu filloi në verë, fansat e mbetur pa bileta u mblodhën në parkingjet e makinave vetëm për të dëgjuar muzikën e saj nga shumë larg por “live”. Në Seattle, koncertet e saj gjeneruan aktivitet sizmik të barabartë me një tërmet 2.3 ballë.

“Duket si një momenti përparimi, i tërë karrierës sime, që më ndodh në moshën 33-vjeçare”, thekson ajo për Time. “Dhe e ndiej veten mjaf të fortë mendërisht për të përfituar nga suksesi.”

Epoka “perandorake” e Swift-it në muzikë vjen pas një periudhe kur ajo u përball edhe me kritika për qëndrimet mbi feminizmin dhe politikën – megjithëse heshtja e saj e mëvonshme për çështje të tilla buronte nga, asgjë më e keqe, sesa mungesa e besimit.
Pasi foli kundër Donald Trumpit dhe në favor të të drejtave të abortit, ajo shkaktoi debate por në vend të tyre vijoi të merrej me atë që dinte të bënte më mirë.

Duke afruar një qasje më organike, indie-folk sesa kantri-popi që e bëri të famshme, këngët e Taylor Swift konfirmuan statusin e saj si një talent i gjeneratës së shkrimtarit të këngëve.

Kryeredaktori i Time, Sam Jacobs tha se ikona e popit amerikan, “si një person i rrallë që është, është njëkohësisht edhe shkrimtare dhe hero i historisë së saj”, duke shtuar se Swift “kishte gjetur një mënyrë për të kapërcyer kufijtë dhe për të qenë një burim drite”.

Të hënën, “Time Magazine” shpalli listën e finalistëve prej nëntë kandidatësh, ku përfshiheshin presidenti kinez Xi Jinping, Vladimir Putin, Barbie dhe disa aktorë dhe shkrimtarë të njohur në mbarë botën.

Taylor Swift është shpallur “Njeriu i Vitit” për vitin 2023, duke lënë pas një vit që duket sikur foli vetëm për të. Përveç turneve, Swift ka gjithashtu rekordin më të shitur të vitit 2023 – një ri-regjistrim të albumit të saj dhjetëvjeçar 1989.
Në mënyrë të pabesueshme, ajo ka gjithashtu shitësin e dytë dhe të tretë më të madh të vitit në Amerikë, me Midnights dhe Speak Now (Versioni Taylor) që eklipson rekordet nga Drake, Olivia Rodrigo dhe Ed Sheeran.

Filmi i turneut Eras u bë filmi më i suksesshëm muzikor i të të gjitha kohërave, duke siguruar deri tani 249 milion dollarë.
Swift u bë artistja e parë e gjallë që kishte pesë albume në “Top 10” në SHBA njëkohësisht, me 1989, Midnights, Folklor, Lover dhe Speak Now.
Ajo theu rekordin për më shumë albume numër një regjistruar nga një grua në historinë amerikane – 13 gjithsej – duke kaluar edhe Barbara Streisand.

Swift u bë kompozitorja e parë që shkoi në shtatë nominime për Grammy për këngën e vitit, duke kaluar Sir Paul McCartney dhe Lionel Richie.
Me tetë netët dhe biletat e shitura në “Wembley Stadium”, Swift barazohet me turneun rekord në Mbretërinë e Bashkuar, vendosur nga “Take That”.
Falë turneve të saj të vitit që po lëmë pas, Swift u konsiderua artistja femër më e transmetuar në historinë e Spotify dhe Apple Music.

Filmi “Eras Tour” i Taylor Swift ka kaluar filmin “Never Say Never” të Justin Bieber si filmi koncert më fitimprurës i të gjitha kohërave.
Kurse muajin e kaluar, diva e muzikës u bë pjesë e listës së miliarderëve nga “Bloomberg”, që vlerësoi se pasuria e saj neto ishte 1.1 miliardë dollarë.
Vetëm tre muzikantë të tjerë kanë arritur statusin e miliarderit – Rihanna, Beyoncé dhe Jay-Z.
Megjithatë, Swift është e para që e ka arritur këtë bazuar vetëm në muzikë, pasi pasuria e rivalëve të saj përfshin edhe sipërmarrje biznesi në modë, produkte bukurie apo edhe pajisje nga teknologjia.

Swift aktualisht po bën një pushim të shkurtër përpara se të nisë turneun e saj aziatik dhe australian të Eras, në shkurt.

Shfaqjet e radhës vijnë në Evropë në maj. Swift gjithashtu pritet të publikojë një version të ri-regjistruar të albumit të saj Reputation, pas festave të vitin e ri.
Vendimi i saj për të ribërë të gjashtë albumet e saj të para erdhi pasi kompania e saj e vjetër diskografike, Big Machine, ia shiti kasetat e saj master manjatit të muzikës Scooter Braun në vitin 2019, që më vonë ia shiti një kompanie investimi.
Duke folur për Time, ajo tha se “askush nuk dëshiron të ribëjë detyrat e shtëpisë nëse është duke ecur rrugës për në shkollë.”

Në fund, ajo vazhdon me realizimin e projekteve të saj, edhe si një akt rebelimi. “E gjitha varet nga mënyra se si e përballon humbjen”, thotë ajo. “Unë i përgjigjem dhimbjes ekstreme me sfidë.” Me pak fjalë, suksesi i Taylor Swift nuk është rastësi. As dhuratë! Një i tillë arrihet me talent dhe punë. /Përgatiti: Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com