Në kuadër të operacionit policor të koduar “Katerlisi” në masivin pyjor në Gramsh janë zbuluar 3 sera ku janë gjetur të kultivuara 792 fidanë kanabis. Për rastin, janë arrestuar 3 autorë të dyshuar, konkretisht:
-S. B., 28 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;
-V. M., 56 vjeç, banues në Dimal për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;
-L. G., 30 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
28-vjeçari me iniciale S. B. dhe 56-vjeçari me iniciale V. M. janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa 30-vjeçari L. G. është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë.
Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Me tej, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Xh. M., 32 vjeç, me detyrë inxhinier mjedisi dhe S. Ll., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
/a.r