Përshkallëzohet lufta tregtare! SHBA i vendos Kinës tarifa 104 për qind

Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa 104% për Kinën, e cila do të hyjë në fuqi më 9 prill. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u tha gazetarëve, se pasi Kina nuk pranoi të anulojë kundër-masat e saj, norma tarifore për Kinën është rritur me 50% nga 54% në 104% që nga mesdita e sotme.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, tarifat do të vendosen duke filluar nga 9 prilli.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për herë të parë futjen e tarifave 54% për të gjitha importet kineze në Shtetet e Bashkuara, shkalla më e lartë e tarifave të vendosura ndaj vendeve të huaja.

Si përgjigje, Kina njoftoi se do të impononte 34 për qind tarifa për të gjitha importet nga Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 10 Prilli.

Ky qëndrim i Pekinit solli reagimin e ashpër të Donald Trump i cili tha se do të impononte tarifa shtesë prej 50% kundër Kinës nëse nuk tërhiqet nga masat e saj, transmetojnë mediat amerikane.

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent e quajti përshkallëzimin e luftës tarifore nga Kina si  një gabim shumë të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com