Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” është arrestuar në flagrancë 53-vjeçari me iniciale A.R. për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia njofton se gjatë kontrolleve në banesën e tij në fshatin Xhafzotaj të Durrësit kanë gjetur një sasi kanabisi, një makineri dhe 2 kallëpe metalike që dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi, i përpunonte në banesë dhe i ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në lagjet e qytetit të Durrësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r