Deputetët e grupit Bardhi-Berisha kanë bllokuar mbledhjen e radhës të komisionit të Reformës Zgjedhore që ishte përcaktuar të niste sot në orën 12:00. Fillimisht deputetët janë penguar nga Garda e Republikës por më pas kanë hyrë në sallë dhe kanë zënë ulëset e socialistëve.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, Bardhi së bashku me deputetë të Rithemelimit janë futur me dhunë në sallën ku do të zhvillohet mbledhja ku pritet të dëgjohen organizatat e Shoqërisë Civile.
Të njëjtin skenar, deputetët e grupit Bardhi-Berisha e përdorën edhe në mbledhjen e kaluar të komisionit në datën 26 janar duke shkaktuar që mbledhja e komisionit ku u miratua kalendari i punimeve të vijonte online.
/f.s