Përplasje mes Meritonit dhe Heidit: Po ecën mbi shpatullat e Romeos

Debatet mes Meriton Mjekiqit dhe Heidi Bacit nuk kanë fund dhe janë përkeqësuar pas shpalljes së Romeos si finalist. Meritoni akuzon Heidin se po bën lojë me Eglën, ndërsa Heidi thotë se ajo po fyet vazhdimisht nga Meritoni, edhe pse ajo ka dëshirë që t’i sheshojë mosmarrëveshjet mes tyre.

Biseda:

Meriton: Një Big Brother i Heidit, rrugën e ka të shtruar nga Romeo Egla dhe Juli. Unë, Meritoni, nuk ja kam thënë naj fjalë të rëndë me më krahasu me Liamin me më thënë maniak. Nuk di ku e kam pre në besë.

Heidi: Mos e hap atë derë se e di sa gabime kë bërë ti. Çfarë të duhet ty ça bëj me Romeon unë

Meritoni: Ti më the do të grija surratin, flas me ty më thua do të sakatoj, më pas më thua më fal. Ti je ajo që nuk e respekton Romeon në këtë shtëpi, se je munduar të bësh intrigën duke e futur në çdo situatë. Krejt rrugëtimi jot është në shpatulla të të tjerëve, e sidomos të Romeos. Strategjia jote ka qenë gjithmonë intrigante, duke përdorur njerëzit në këtë shtëpi

Heidi: Unë jam munduar të anashkaloj debatin me ty. Nuk do ti shtoj siklet situatës. Meritoni ka përdorur gjëra nga jashtë, më ka përdorur punën time, më është sulur duke më thënë e pafytyrë. Ai ka kërkuar debat me mua, duke më akuzuar se unë kam një lojë me Eglën. Ti ça do prej meje? Po përdor gjërat e mia me Romeon. Po përdor gjithë hallet e mia. Je ti ai që më ke goditur, ça nuk më ke thënë, do mbahesh mend vetëm për burrat këtu brenda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com