Përplasje me kryebashkiakun Pjerin Ndreu, dorëhiqet nga detyra Prefekti i Lezhës

Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas rreth dy vitesh në këtë post.

Sipas burimeve për RTSH, mësohet se Prendi e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.

Shkak i këtij vendimi nga ana e prefektit, duket se janë bërë përplasjet me kreun e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit që lam pas, në lidhje me amnistinë fiskale për tarifat vendore.

Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022. Ish-ushtaraku Prendi ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhë për rreth 2 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com