Përplasja e avionit me 177 të vdekur, Koreja e Jugut shpall 7 ditë zi kombëtare! Viktimat nga 3 deri ne 78 vjeç

Avioni i Jeju Air në Korenë e Jugut, i cili transportonte 181 persona, doli nga pista dhe u përplas me një mur dhe më pas shpërtheu në flakë. Për pasojë 177 pasagjerë janë konfirmuar të vdekur, dy anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar, ndërsa dy të tjerë janë ende nën rrënoja.

Për këtë tragjedi, Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok ka shpallur një javë zi kombëtare.

Viktima më e re e aksidentit tragjik ishte një djalë tre vjeçar, sipas një liste të pasagjerëve të parë nga mediat lokale.

Pesë nga të vrarët në aksident ishin fëmijë nën moshën 10 vjeç. Ndërsa pasagjeri më i madh ishte një burrë 78 vjeç.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë janë në zhvillim, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë përplasja me zogj, të cilët i kanë bërë të pamundur edhe funksionimin e sistemit të rrotave.

Ndërkohë autoritetet kanë mundur që të gjejnë dy kutitë e zeza si dhe të gjitha komunikimet brenda kabinës së avionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com