Përplasi për vdekje këmbësoren në Shkodër, arrestohet shoferja 70-vjeçare

Një 70-vjeçare në Shkodër ka rënë në prangat e policisë pasi duke drejtuar mjetin e saj ka përplasur për vdekje këmbësoren 65 vjeç.

Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu aksidenti ka ndodhur në lagjen “3 Heronjtë”.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “3 Heronjtë”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen  E. N., 70 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.  70 vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren  shtetasen  L. N., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton policia.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com