Përplasi për vdekje 55-vjeçarin/ Detaje nga aksidenti fatal në Durrës, 16 kishte marrë automjetin me qera nga kushëriri

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë në Durrës, ku një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar.

Mësohet se adoleshenti e ka marrë makinën me qera nga një kushëri i tij. Duke qenë i mitur, adoleshenti e drejtonte mjetin pa patentë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacon paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com