Në prangat e policisë ka rënë një 49-vjeçar, i cili dy ditë më parë është aksidentuar me një mjet tjetër, shoferi i të cilës fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin Vorë-Rinas.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin: E.A, 49 vjeç, pasi me datë 23.12.2024, në aksin Vorë-Rinas, është përplasur me mjetin me drejtues Q.H, 45 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.