Përplasen tre makina në Korçë, përfundojnë në parkun e mbushur me gjimnazistë

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë 3 mjete ka ndodhur pak pas mesditës së të mërkurës në parku “Rinia” në Korçë.

Ende nuk dihet çfarë ka shkaktuar aksidentin e trefishtë, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën.

Fatmirësisht, si pasojë e aksidenti ka vetëm dëme materiale pavarësisht se në momentin e aksidentit ka patur me dhjetëra gjimnazistë, për shkak se në afërsi me vendin e ngjarjes ndodhet dhe një nga shkollat profesionale të qytetit të Korçës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com