Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të Mërkurë në aksin Milot-Morinë, ku dy autobotë janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona. Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në tunelin e Kalimashit.
Sipas të njëjtave burime nga ngjarja dyshohet të kenë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Viktimat dyshohet se janë shtetas nga Kosova, megjithatë identiteti i tyre nuk dihet ende.
Edhe sa i takon rrethanave të këtij aksidenti të rëndë, ato nuk dihen ende. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet që të kemi më shumë detaje në vijim.
Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.
Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Kukës/Informacion paraprak