Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së të enjtes në Bulqizë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë dy të rinj kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se një prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë dhe për pasojë është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
“Rreth orës 13:15, në Bulqizë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin F.M, 55 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A.D., 21 vjeç.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.D., dhe pasagjerja që udhëtonte me të, shtetasja E.K, të cilët janë transportuar drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F.M., është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
/a.r