Përpjekjet për heqjen e “non grata-s” nga SHBA, Spartak Ngjela i shuan shpresat Sali Berishës: E ka shumë të rëndë!

Non grata-n e Sali Berishës e çliron një Gjykatë Federale në Amerikë dhe jo një president. Kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela, pas deklaratave të kreut demokrat se do të bëjë të gjitha përpjekjet për heqjen e non gratës sapo të inaugurohet Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Por sipas avokatit Ngjela procedura për shpalljen non grata të kreut të PD-së, nisi që në administratën e parë të Trump.

Bazuar në burimet që ai ka me diplomacinë amerikane, Ngjela thotë se non grata e Berishës është shumë e rëndë.

“Ç’punë ka presidenti. Ai nuk e ka kaluar në proces gjyqësor. Ka një afat dhe e hedh në një gjykatë federale në Amerikë. Pse nuk e hodhi ky në gjykatë federale? Se ndjehej i fajshëm. Të shohim çdo të bëjë Trump ky do t’i thotë të çojë në Gjykatë, por ky ka humbur afatin. Ti qëndrojmë historisë; dokumentacioni kundër Saliut si antiamerikan dhe demokracisë amerikane e ka mbledhur Trump por non gratën ia dha presidenti që erdhi pas. Kur Trump ishte president, Saliut i filloi mbledhja e dokumentacionit. Nuk është kaq e thjeshtë e ka shumë të rëndë Saliu, siç më ka thënë diplomacia e lartë amerikane. E vetmja rrugë e tij ishte në gjykatë. Pse nuk vajti në gjykatë?”, tha Ngjela në A2 CNN.

Ngjela theksoi se kjo është një çështje e Kongresit Amerikan dhe nëse është provuar veprimtaria antiamerikane e Berishës, vetëm një gjykatë federale mund ta rrëzojë atë.

“Le ta bëjë po ta fitojë, le ta fitojë, por unë e di që procedurën e ka filluar Trumpi dhe e ka vazhduar ky tjetri që i ka dhënë non gratën. Është çështje kongresi. Nëse ka pasur prova për veprimtari kundër shtetit amerikan nuk rrëzohen dot. Nuk i heq presidenti provat, vetëm një Gjykatë Federale në Amerikë”, deklaroi Ngjela.
Ndërsa për aktin e radhës të mosbindjes civile të njoftuar nga Berisha në 23 Dhjetor, Ngjela thotë se është shkelje ligji.

I pyetur nëse PD është më e fortë me Sali Berishën, Ngjela përgjigjet: “I patë sondazhet? Dobët është, për të marrë pushtetin, se deputetë do të nxjerrin”./ b.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com