Përndoqi kreun e spitalit, Gjykata e Dibrës lë në arrest shtëpie ish-drejtoreshën Irini Shehu

Prokurori Urim Kalia kërkoi të njëjtën masë që dha gjykata, mbi bazën e Nenit 121 të Kodit Penal, për veprën penale të ‘përndjekjes’, teksa avokati mbrojtës i ish-drejtoreshës kërkoi cilësimin e arrestimit si të paligjshëm dhe zbutjen e masës në ‘detyrim paraqitjeje’.

Gjyqtarja Megi Muhaj, pasi dëgjoi palët në dyer të mbyllura ditën e sotme në seancë (25 prill), vendosi ta linte në

Shehu dyshohet se përndoqi drejtorin aktual të spitalit Rruzhdi Deda.


Anëtarja e Këshillit Bashkiak Dibër u arrestua më 23 prill nga Policia, Shehu është nën hetim prej disa kohës për përndjekje të vartësve dhe konflikte të vazhdueshme, deri në agresion fizik.

44 vjeçarja, aktualisht edhe kryetare e Këshillit Bashkiak të Dibrës, është prej disa javësh nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale të përndjekjes, pasi dyshohet se ka përndjekur ish vartës të saj. Edhe pas shkarkimit nga posti i drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Shehu ka vijuar të kërcënojë dhe ngacmojë ish vartësit e saj.

Rasti më i fundit ishte ai i kryeinfermieres Shpresa Biçi, 48 vjeçe, e cila bëri kallëzim në polici duke pretenduar se Shehu e ka kërcënuar me mesazhe dhe telefonata.

Ngjarjet e fundit vijnë pas një incidenti të ndodhur më 11 shkurt, ku Shehu, gjatë një debati me shefin e Financave, Shaban Uklala, e kishte sulmuar këtë të fundit fizikisht me një kapëse metalike letrash, ç’ka çoi në shkarkimin e saj nga detyra. Pavarësisht largimit, ajo dyshohet se ka vijuar të intimidojë punonjësit e spitalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com