“Përmirësimi i Shqipërisë, shembull për të tjerët”, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin: E vizitoj në shkurt

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi përmirësimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane, përmirësim që sikundër tha komisionerja duhet të merret shembull nga vende të tjera.

Ajo pritet të vizitojë vendin tonë në muajin shkurt.

“Deri më tani kemi dy pretendentë kryesorë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Mali i Zi ka të gjithë kapacitetet që të përfundojë procesin e grupkapitujve deri në vitin 2026 ndërsa Shqipëria deri në vitin 2027.

Ne do t’i mbështesim, por sigurisht kjo është një punë e vështirë. Pyetja m’u bë nëse i shikoj këto dy vende anëtare deri në vitin 2028

Nëse këto vende japin atëherë këto vende duhet të na bashkohen. Unë do të shkoj në shkurt në Shqipëri dhe shpresoj që këto lëvizje që po bën dhe i gjithë ky përmirësim dhe vullnet që ky vend ka treguar duhet të merret si shembull edhe nga vendet e tjera, përfshirë Serbinë.” -u shpreh ajo në fjalën e saj në Parlamentin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com