Një zjarrfikës është mbytur gjatë përpjekjeve për t’i shpëtuar banorët e ngecur në pjesët e vështruara të Gjermanisë jugore të dielën.
Rajonet jugore të Gjermanisë po përballen me përmbytje, si pasojë e shirave të ditëve të fundit.
Viktima, 42 vjeç, ishte në një anije shpëtimi së bashku me katër zjarrfikës të tjerë kur anija u fundos të shtunën vonë.
Trupi i tij i pajetë u nxor të dielën herët, tha një zëdhënës i qytetit bavarez, of Pfaffenbach an der Ilm, i cili ndodhet rreth 50 kilometra larg Munihut.
Edhe pse komunat kishin disa ditë kohë për t’u përgatitur për vërshimet, ekipet e shpëtimit u detyruan të evakuonin qindra njerëz pasi vërshimet izoluan disa zona, thanë autoritetet.
“Ne i falënderojmë dhe nderojmë ekipet për shpëtim dhe ata që po ndihmojnë, për luftën e tyre kundër pasojave të vërshimeve në shumë pjesë”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, premtoi mbështetje për rajonet e prekura, të cilat i vizitoi të dielën.
Ndryshimet klimatike po shkaktojnë fatkeqësi natyrore, sipas tij.
“Fatkeqësitë natyrore kanë shoqëruar njerëzimin gjithmonë. Por çfarë po shohim ne është një rritje e madhe e këtyre ngjarjeve. Vërshime rekorde po ndodhin çdo vit… shira rekorde çdo disa vjet”, tha Habeck për transmetuesin N-tv.
Pjesë të Evropës u goditën nga vërshime të mëdha më 2021 që shkaktuan gati 200 viktima, me Gjermaninë që e pësoi më së rëndi./Rel