Temperaturat shumë të larta në Itali ia kanë vendin përmbytjeve, kryesish veçanërisht në qendër dhe në veri të vendit.
Një 85-vjeçar vdiq në zonën e Parmës pasi përroi Termina doli nga shtrati. Trupi i tij u gjet nga zjarrfikësit në Lido Valtermina, në komunën e Traversetolo. Në momentin e përmbytjes, i moshuari ishte jashtë banesës së tij dhe nuk ka mundur që të shpëtonte veten.
Për këtë arsye, në disa zona të Reggio Emilia, Modena, Parma dhe Piacenza Apenines, disa bashki i kanë kërkuar popullatës të kufizojë udhëtimin. Përroi Tresinaro dhe lumenjtë Secchia dhe Enza janë nën vëzhgim të posaçëm, e ndërsa është dhënë alarmi i verdhë në Veneto, Lombardi, Piemonte dhe Toskanë, Umbria, Marche dhe në disa zona të Pulias, Bazilikatës dhe Siçilisë.
/a.r