Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Humane, një nga shumë objektet e dhuruara për Korçën nga filantropi i shquar Thoma Turtulli, ka organizuar një aktivitet në nder të këtij personaliteti.
Thoma Turtulli ishte bamirësi që i dhuroi Korçës shumë objekte të rëndësishme, spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun, spitalin dhe jetimoren. Ky filantrop shpëtoi nga vdekja me dhjetëra njerëz, me spitalin që ngriti në Korçë. Por jo vetëm kaq. Ai i dhuroi qytetit arsimdashës të Korçës, bibliotekën, duke parë etjen e madhe për dije të korçarëve dhe Liceun që u bë një vatër dije, brenda e jashtë Shqipërisë.
Përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, familjarë, pedagogë, studentë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare të Korcës, ishin pjesë e këtij aktiviteti të cilët ndanë emocione mbi figurën e madhe, filantropin e shquar Thoma Turtullin.
Thoma Turtulli me sakrificën dhe punët filantropike fitoi dashurinë dhe dashamirësinë e mijëra qytetarëve Korcarë si një nga bamirësit më të mëdhenj, dhuratat e të cilit edhe sot pas 100 vitesh janë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve korcarë dhe jo vetëm. Mbesa e tij flet mes emocionesh për këtë figurë të shquar ndërsa citon edhe amanetin e tij të fundit.
Prefekti i qarkut të Korcës Nertil Jole përcolli një mesazh të rëndësishëm për ata shqiptarë që kanë mundësi ekonomike, të ndjekin shembullin e filantropit të shquar Thoma Turtulli.
Veprat e Thoma Turtullit që e kthyen Korcën në shembull të një qyteti europian, janë ende aty për të rikujtuar njerzit mbi aktet mirëbërse të tij të cilat kalojnë kufijtë e ndihmës së kontributit personal duke i shërbyer një komuniteti e brezash të tërë.