Në ditën e përkujtimit të Holokaustit Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme nderoi kontributin njerëzor të Shqipërisë në një nga periudhat më të errëta të njerëzimit.
Në një postim në rrjetin e tij social “X” ministri Hasani shkroi se diplomacia shqiptare pati një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve dhe se kjo i bën krenar ata.
“Shqiptarët zgjodhën shpëtimin! Në Ditën e Përkujtimit të Holocaustit ne nderojmë kujtimin e miliona jetëve të pafajshme të humbura. Shembulli i dhënë nga Shqipëria dhe populli i saj në sigurimin e strehimit dhe mbrojtjes për hebrenjtë që kërkojnë refugjatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm që na bën krenarë, por shërben edhe si përgjegjësi dhe inkurajim për të vazhduar luftën kundër antisemitizmit në të gjitha format e tij”, shkruan ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.
/a.d