SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur Elvana Gjata, emri i së cilës doli së fundi në përgjimet e bëra nëpërmjet “SkyECC”. Në përgjimet e bëra publike, ish i fejuari i saj, Ervin Mata fliste për transferimin e shumave të mëdha të parave.
Nën hetim janë edhe pasuritë e familjarëve të Ervin Matës dhe 11 personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal.
Përgjimet
Më datë 18.08.2020 Erzen Breçani, pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC, komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani dhe i tregon që aparatin telefonik ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzeni i tregon që ka pasur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.
Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin qe e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin. Ata shkëmbejnë mesazhet:
“Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e Elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush… Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten….Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e Bujarit, tan shteti ne shpin…’- thotë Breçani.