Përgjimet/ “Ja kishim ** motrën”, zbulohet shifra që u pagua Alma për të kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin, si ia morën videon me forcë: Më ngjo mu tashi…!

Eshte siguruar zbardhja e vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Posaçme, lidhur me skandalin e videos seksuale në zyrën e Safet Gjicit në kohën kur ishte kryetar bashkie në Kukës.

Për këtë rast janë dënuar me burg ish-kryebashkiaku dhe vajza e cila kreu aktin seksual dhe e filmoi, Alma Kaçi.

Sipas Gjykatës rezulton se asaj i është kërkuar që të kryej këtë akt dhe ta filmojë nga shtetasi Abedin Oruçi, i cili e ka paguar atë rreth 4 mijë euro.

Sipas Top Channel në vendimin e Gjykatës, sqarohet: Nga komunikimet e datës 06.06.2023 me shtetasin Abedin Oruçi, pas ndodhjes së aktit seksual me të pandehurin Safet Gjici (referuar orarit të komunikimit) kuptohet se e pandehura Alma Kaçi i ka dhënë kartën ku ishte fiksuar video seksuale shtetasit Abedin Oruçi dhe kërkon ta marrë atë nga ky i fundit.

Nga komunikimet rezulton se Abedin Oruçi kujdeset që t’i kujtoj se nuk i ka dhënë lek, duke imponuar tek ajo që në çdo rast të thotë këtë.

Konkretisht, Abedini shkruan: Datë 06.06.2023, ora 14:27:50 (Abedinj): Pa problem ca ke len do e marrish patjetër lek stë ka dhënë kush…pa problem ta sjellin atje.

Gjykata vlerëson se nga kjo bisedë e ndodhur midis të pandehurës Alma Kaçi dhe shtetasit Abedin Oruçi po në ditën kur ka ndodhur filmimi i aktit seksual në zyrën e Safet Gjicit, qartësisht përftohet një indicie se ky i fundit i ka dhënë shtetases Alma Kaç një shumë monetare për realizimin e aktit seksual e regjistrimin e tij. Gjykata vlerëson se nëse Abedin Oruçi nuk do i kishte dhënë lekë të pandehurës Alma Kaçi nuk do të kishte asnjë arsye t’i kujtonte kësaj të fundit se nuk i ka dhënë lekë.

Komunikimi i mësipërm vlerësohet edhe në raport me deklarimin e parë (datë 17.06.2023) të të pandehurës Alma Kaçi ku ajo ka shpjeguar se kryerjen e materialit filmik ja ka kërkuar shtetasi Abedin Oruçi.

Përveç komunikimeve të cilat kanë rezultuar me rëndësi nga këqyrja e aktit të ekspertimit, në lidhje me ndërtimin e plotë të faktit penal kanë rëndësi edhe komunikimet e evidentuara nga këqyrja e videove të gjetura në telefonin që i përket të pandehurës Alma Kaçi, ku janë regjistruar komunikimet e zhvilluara midis shtetasit Abedin Oruçi dhe të pandehurës Alma Kaçi, ku kjo e fundit i kërkon vazhdimisht kthimin e videos me natyrë seksuale.

Konkretisht, shtetasja Alma Kaçi ndodhet në automjetin e saj dhe ka të mbështetur në këmbët e saja një tablet me ngjyrë të zezë me ekran të krisur mbi të cilin kryen një regjistrim video nëpërmjet telefonit tjetër që ka në dorë. Ajo klikon tek tableti dhe kryen thirrje në drejtim të shtetasit të shënuar “Abedin”

Biseda midis Alma Kaçi (në transkript e identifikuar me gërmen “A”) dhe një shtetasi mashkull të emërtuar në telefon nën emrin “Abedin” (në transkript i identifikuar me gërmen “B”) zhvillohet si më poshtë:

B: Alo

A: hë Abedin, ça bëre

B: si je

A: hajto mo mirë ça po bon ti

B: mirë ça ke bo

A: hiç, dëgjo mua më duhej patjetër ajo……video

B: a po mgjon mu o shok, do vij video të q*** motrën e videove më dëgjo mue

Nga file i formatit video me emërtim “20230615_081148 134” me kohëzgjatje 7 minuta e 53 sekonda është transkriptuar biseda që zhvillohet në aplikacionin ëhatsapp midis Alma Kaçi (në transkript e identifikuar me gërmen “A”) dhe një shtetasi mashkull të emërtuar në telefon nën emrin “Abedin” (në transkript i identifikuar me gërmen “B”) dhe më konkretisht:

B: O o a e di si është problem, unë nuk kam me pam ra ndorë për kok të çunave ja kishim q* motrën vetë, po smka ra gja ndor mu mi zemër.

A: Po o Abedin tani unë kartën, o Abedin tani kartën ti e mbajte mos më thuaj smka rën gjë në dorë për kok të djalit

B: Po se kam moj për kok të fmijve

A: Po mirë mo ku e ke çuar tani, se kam, mua më duhet, mua më duhet sepse në… atëherë dhe unë do di të vetmbrohem më vdekt djali vetëm, nëse në moment që del në media unë jam e pambrojtur, jam akoma ktu edhe unë do dij atëhere të reagoj, të gjitha ça mke dhënë ti sjell mbrapsh me sekonda skam prek 100 leke, tani po flasim si burrat jo si kalamjt

B: Ej hajde takohena, hajde hajd

A: Nuk kam mundësi të vij tani të takoj o Abedin, ideja është më jep kartën ma nis me dikë, ose me ça të duash edhe kaq, ne e lamë, më the atë dite që do ta nis, u mbajt në mënyrë të pavedijshme tani

B: Ça kontakti kam unë me ktë që spate mundësi ti a e mori ai kujt ja dhe e mori ai djali

A: Ore nuk ja kam dhënë unë, unë ta dhashë ty o Abedin, unë snjof as djalë as goc, tani po flasim burri burrit për kok të fmijve sta kam me hile, kartën e more ti, ma jep ti unë snjof njëri aty, unë sdo vij tani në rrugët e Kuksit të ndjek njerzit pa i njohur

A: O abedin tani ti e more në mënyrë tani mos më bëj mua tani, po flasim si burri burrit, se snjiof njerëz në kukës unë, më thuaj ma nis që mos më prishësh punë të ambasada italjane kaq.

B: Oj stprish punë kërkush ty

A: Mirë mo në rregull mua më duhet karta tani, kaq, unë e vura ta shifshe kaq

B: Ore shi si ësht problemi a më the, a më the që meqë është kshu puna unë du me lëviz

A: Ore ti nuk jam unë tani, edhe qëni kur lëviz në një dest…

B: Më ngjo mu tashi a

A: Po mirë mo në rregull atëhere mdegjo të gjitha që mke dhënë unë ti sjell nëse tmbaj 100  lekë

B: Dëgjo mu se unë stë kam dhan asigjo unë tkam nimu tkma dhan borxh

A: Po jo mo jo lëre tani se ss o Abedin mos mi devijo gjërat sepse në

B: Ngjo ngjo, a mthe, mgju mu tashi se tani me telefon, vari leshin.

A: Po jo mo në ëhats-app jemi

B: A mthe du me ik

A: Ore du me ik du me ik, mua më duhet materiali mo njeri, nuk kam se si

B: A ke Sigal

A: Nuk kam un as Sigal as Kasko asigjë

B: Po leshin mgjo mu, a mthe du me ik…

A: Ore du me ik, në rregull mo do tiki dua të lëviz, mduhet materiali o njëri, bruto ashtu siç e

more

B: Ore mgjo mu a mthe do tlëviz

A: Ore do lëviz a mer vesh ti mua po më kërkojnë materialin, kam fol dhe unë me avokat mo se sdo iki kshu, jam me njii, jam me dy veta nga mbrapa unë, sjam vetëm tek pull

B: Oj a mthe që do lëviz moj ti

A: Ore ti më the mua mjep kartën o Abedin tani, çke ti lëviz nuk lëviz unë, unë jëtoj njetën timë nuk jetoj te ty, mjep kartën mo njëri spo tkërkoj gjë tjetër

Nga bisedat e mësipërme të këqyrura nga organi procedues, rezulton se shtetasi Abedin Oruçi i ka marrë kartën ku shtetasja Alma Kaçi ka regjistruar aktin seksual në zyrën e të pandehurit Safet Gjici.

Shtetasja Alma Kaçi insiston vazhdimisht që ai tja kthejë kartën, por Abedin Oruçi përpiqet ta devijoi. Po kështu e pandehura Alma Kaçi i thotë se do ja kthejë të gjitha ça i ka dhënë dhe kuptohet kthimi i një shume lekësh pasi i thotë se nuk ka prek 100 lek.

Ndërkaq, Abedini në komunikimin e tij përpiqet të kujdeset duke i thënë se ja ka dhënë borxh dhe Alma i thotë mos ta devijoi. Po kështu ai tërheq vemendjen se janë telefon duke pasur frikën e një përgjimi të mundshëm por e pandehura Alma Kaçi i kujton se janë duke komunikuar në ëhattsapp duke presupozuar se nuk ka rrezik të përgjohet.

Po kështu shtetasi Abedin Oruçi në komunikime i kërkon të pandehurës Alma Kaçi të mos e përfshij atë dhe i kujton se bashkëpunimi është më i rëndë.

Kujdesi i shtetasit Abedin Oruçi lidhur me komunikimet në telefon dhe frikën se përfshihet në bashkëpunim, pasqyrohet edhe si më poshtë:

Nga file i formatit video me emërtim “20230615_084100 533” me kohëzgjatje 2 minuta e 31 sekonda është transkriptuar biseda që zhvillohet në aplikacionin ëhatsapp midis shtetases

A: Në rregull atëhere tnis nji taxi ok, po ku tvij aty te lokali jot

B: Po pra tvijë te lokali ti them unë atij që e kom……

A: Në rregull

B: Hajt

A: Hajt

B: Edhe fshiji gjonat e mos ma… ejj mgjo mu tashi

A: He

B: Se me ja q motrën np** se sdu me sdu me diskutu se ë bashkpunimi a problem bashkpunimi se del sikur jena tu bashkpunu bashkë e q** motrën ……..

A: Mirë hajt po nis nji taxi atëherë hajde

B: Përgjegjësinë e man ai që e ka bo, ai e ma përgjegjsinë, edhe mgjo mu qish kena bisedu bashkë mira është ti pastaj…sot mere atë ik lëviz mgjo mue

Sipas Gjykatës, rezulton qartazi se Abedin Oruçi është i përfshirë dhe ka paguar të pandehurën Alma Kaçi të kryejë një akt seksual me të pandehurin Safet Gjici e ta regjistrojë atë, motivet për të cilat është kryer janë irrilevante. Po kështu ai është përpjekur të shmang përgjegjësinë e tij dhe të krijoi një pamje të ndryshme “sikur është indiferent” por nga regjistrimet e bisedave rezulton qartazi përfshirja e këtij shtetasi.

Nga të dhënat e administruara nga organi procedues rezulton se shtetasja Hava Kaçi pas ngjarjes së ndodhur në zyrën e të pandehurit Safet Gjici dhe para publikimit të videos, konkretisht më datë 14.06.2023, ka hapur një llogari në euro duke depozituar po në këtë datë shumën prej 4,000 euro.

Gjykata e vlerëson në raport me të gjitha të dhënat e tjera, sesi pikërisht pas kryerjes së aktit dhe para publikimit është depozituar një shumë e tillë dhe është tërhequr pas publikimit të videos.

Rezulton se deklarimet e dhëna nga shtetasi Abedin Oruçi vijnë në kundërshtim me të dhënat të cilat janë përftuar nga këqyrja e komunikimeve të regjistruara si dhe të këqyrjes së aktit të ekspertimit nr.116.

Konkretisht, më datë 09.10.2023, shtetasi Abedin Oruçi ndër të tjera ka deklaruar se:

Pas zgjedhjeve të vitit 2023 Alma ka ardhur në Kukës dhe ka kërkuar të më takojë. Në atë rast jemi takuar në lokalin tim në urën e Drinit të Zi. Më ka shprehur se kishte një video me shtetasin Safet Gjici.

I kërkova të ma tregonte por më tha që do ma sillte një ditë tjetër dhe u largua për në Tiranë. Pas tre katër ditësh, Alma më dërgoi një shok të sajin që prezantohej si gazetar i cili ishte një mashkull rreth të 35-40 vjeç me flokë të çeluar si bjond. Ai mu prezantua si shok dhe koleg i Almës dhe më tregoi nga celulari një video erotike ku shfaqej Alma dhe Safet Gjici. Unë pasi e shikova videon i thashë që skishte më punë me mua dhe videon mund ta çonte ku të donte. Ai u largua dhe pas disa ditësh më ka telefonuar sërish Alma dhe më ka shprehur  shqetësimin e saj duke më paralajmëruar që mos ta shpërndaja videon e saj deri në momentin që ajo të largohej nga Shqipëria…

I pyetur nga organi procedues në lidhje me komunikimin që kishte me Almën ku kjo e fundit i thoshte se do ja kthente ato që i kishte dhënë, ai ka deklaruar se besonte që Alma ka dashur ta provokonte./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com