Bujar Gërmizi, njëri nga personat e arrestuar gjatë operacionit të prokurorisë SPAK, shfaqet me pseudonimin “Galani”.
Ai përdor kodin Ç4RE2, ndërsa e ka maskuar këtë kod numerim me pseudonimin “Galani”.
Nuredin Dumani në aplikacion “Sky” përdor kodin YR2N3M, duke u fshehur pas pesudonimit “Toto Rinoo”.
Sipas Ora News, një pjesë të kodeve të aplikacionit “SKY” të mbërritur nga Franca në Shqipëri, ku “Galani” shfaqet në një intesitet të ngjeshur bisedash me Nuredin Dumanin, për të kryer vrasje.
“Toto Rinoo” ka biseduar dhe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me “Galanin”, me qëllim kryerjen e vrasjeve në Tiranë, Lezhë dhe qytete të ndryshme.
Sipas kontekstit të bisedave “Galani” dyshohet se është njeriu që ka paguar Nuredin Dumanin për të vrarë, Lulzim Mashën, një biznesmen ndërtimi në Lezhë dhe vëllezërit Nela nga Kukësi, por me qëndrim në Angli.
Historia gjakatare e vrasjeve të këtyre personave dyshohet se shtrihet dhe tek ekzekutimi i Guxim Gjyriqit në Tropojë, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Janar 2020.
Mes shumë komunikimeve të “Galanit” dhe “Toto Rinoo”, flitet dhe për ndihmesën që Bujar Gërmizi i jepte Nuredin Dumanit për të hyrë dhe dalë pa probleme në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Të gjitha këto episode janë duke u hetuar nga policia dhe SPAK, ndërsa situata në ditën në vijim do fillojë të nxehet me arrestime të tjera, mbi kontratat e vdekjes që Nuredin Dumani, lidhte në çdo qytet të Shqipërisë.