Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë në fund të vitit 2024. Kështu u shpreh zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila tha se po punohet në disa fronte njëkohësisht për t’i mbyllur punimet në muajin dhjetor të vitit pasardhës.
Në inspektim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi punime tha se se pas përfundimit pritet certifikimi ndërkombëtar.
“Në kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar, ku po punohet në disa fronte njëkohësisht, pista, e cila ka marrë formë, ngritja e terminalit prej 20 mijë metra katrorë, kullës së operimit, godinës së zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.
Një punë voluminoze, e cila po ecën me ritme të larta duke synuar përfundimin në vitin e ardhshëm, për t’i hapur rrugë testimeve dhe certifikimit ndërkombëtar”, shkruan Rama.
Gjatë inspektimit, Balluku u shpreh se gjatë vitit të parë pritet të ketë më shumë se 1 milion pasagjerë në këtë aeroport ndryshe nga çfarë pritej në fillim.
“Dizajni është bërë nga Mynyhu aeroport. Ka bërë gjithë dizejnimin. Do të jetë i cilësuar ‘gring’ edhe nga materialet që përdoren edhe nga prodhimi i energjisë edhe rrjedha është e përllogaritur në një mënyrë të tillë që të jetë sa më efecient sa i përket kostove operative që do të ketë. Në vitin e parë priteshin 330 000 pasagjerë ndërkohë me gjithçka po shikojmë sot dhe me zhvillimet turistike që Shqipëria ka pësuar është e sigurt që në vitin e parë ne do të kemi më shumë se 1 milion pasagjerë vetëm në Vlorë, i referohemi periudhës Mars 2025 e në vazhdim jo një vit i plotë. Parashikimet janë shumë optimiste”, tha Balluku.