Flamur Noka, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deklaroi se protesta e 11 korrikut dhe interpelanca me ministren e Shëndetësisë ishin dy pikat e diskutuara në këtë mbledhje.
“Të premten, në orën 11:00, qytetarët janë të ftuar në protestën për drejtësi para Bashkisë së Tiranës. Ju kujtoj që në interpelancën për Shëndetësinë fokusi kryesor nuk mund të jenë mjekët, edhe pse ka mjekë të përgjegjshëm, por përgjegjësia është te Edi Rama dhe keqqeverisja e tij”, tha Noka.
“Rama kërkon të lajë duart duke ia lënë fajin mjekëve dhe për katastrofën shëndetësore kërkon të sjellë ekspertë të huaj. Nuk është kjo zgjidhja. Zgjidhja e vetme është vullneti politik”, shtoi Noka.
/a.r