Përfundon hapja e tunelit më të gjatë në botë

Të hënën në mëngjes përfundoi hapja e tunelit “Tianshan Shengli”, tuneli më i gjatë në autostradë në botë, duke krijuar mundësinë për shkurtimin e rrugës që lidh pjesët jugore dhe veriore të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës.

Tuneli 22.13 kilometra do të ulë kohën që duhet për të kaluar nëpër pjesën e mesme të malit Tianshan nga disa orë në rreth 20 minuta.

Ai përbën një vepër kyçe të autostradës Urumqi-Yuli, që lidh kryeqendrën rajonale Urumqi në Xinjiang-un Verior me kontenë Yuli në Jug të Xinjiang-ut. Kjo autostradë pritet të përfundojë plotësisht së ndërtuari dhe të hapet për trafikun në vitin 2025 dhe parashikohet që do ta shkurtojë kohën e udhëtimit nga rreth shtatë orë në vetëm pak më shumë se tre orë.

Ndërtimi i tunelit filloi në prill 2020 dhe është ndeshur sfida të tilla si i ftohti i skajmë, lartësitë e mëdha, veprimtaria e fortë sizmike dhe kërkesat e rrepta mjedisore, vëren Mao Jinbo, një inxhinier i projektit.

Malet Tianshan njihen si një “muze gjeologjik”, me zona të shumta thyerjesh, në 16 prej të cilave kalon tuneli. Pusi i ajrimit nr. 2 arrin në një thellësi prej 706 metrash, më e madhe se ndërtesa më e lartë në Kinë, Kulla e Shangait.

Për të përballuar sfidat e mëdha, ndërtuesit e ndanë projektin në segmente më të vogla e më të menaxhueshme, duke mundësuar një gërmim më të shpejtë. Si rezultat, koha origjinale e ndërtimit u shkurtua me më shumë se 25 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com