Përfshirja e të miturve në ngjarje kriminale, është një ndër fenomenet shqetësuese të kohës. Në dy vitet e fundit, 2022-2023 në qarkun e Elbasanit prokuroria ka regjistruar 86 të mitur në konflikt me ligjin. Në shumicën e rasteve ata janë përfshirë në drejtim mjetesh pa lejen përkatëse si dhe janë mbajtës apo përdorues të narkotikëve.
“Të miturit e përfshirë në veprat penale përsos vuajtjes së dënimit kanë nevojë për një periudhë rehabilitimi në mënyrë që të kemi ulje të mundësisë për t’u ripërsëritur. Të mos etiketohen si kriminelë dhe të trajtohen në këtë mënyrë, por t’i japim mundësinë që të përmirësohen dhe të korrigjojnë sjelljen e tyre”, tha psikologia Elona Mustafaraj.
Gjatë vitit të shkuar në Elbasan në konflikt me ligjin u regjistruan 5 minorenë nën 14 vjeç.
Po ashtu në 2023 në Gramsh për shkak të një konflikti mes të miturish humbi jetën një 15 vjeçar.