Përfshirja e Kurtit në zgjedhje në RMV, Musliu: Përfitojnë nga popullariteti i tij

Analisti Albert Musliu komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit mes subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Musliu tha se përfshirja e Albin Kurtit në fushatë për zgjedhjet e afërta në RMV po përdoret nga opozita shqiptare për të përfituar nga popullariteti i tij.

“Është tendenca e subjekteve politike në RMV të përfitojnë nga popullariteti që ka krijuar në Kosovë dhe rajon Kurti. Por të gjitha subjektet shqiptare në RMV kanë qenë pjesë e qeverisjes qendrore, ndërsa Kurti ka refuzuar çdo lloj bashkëqeverisjeje derisa fitoi mazhorancën në zgjedhje.  Ndikimi i tij është objektiv, uroj që të mos përfundojë me përçarje të subjekteve shqiptare në RMV”, tha Musliu.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com