Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një servis në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit.
Dyshohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkëndijë e shkaktuar gjatë saldimit.
Si pasojë, një punëtor është lënduar lehtë, por pa rrezik për jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat u regjistrua ngjarja.