Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Shkodër, policia jep detaje

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në të gdhirë të mëngjesit të sotëm në fshatin Shtoj i Ri, në Shkodër. Sipas Policisë, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike. Për pasojë janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin  brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e rënies së zjarrit  janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin  brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave  dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com