Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, raportohet për dëme të shumta materiale

Një zjarr ka renë në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje.

Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se zjarri ka përfshirë një dhomë të banesës, dhe shkak dyshohet një avari në linjën elektrike.

Në vendngjarje ndodhen dy automjete të zjarrfikëse, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll.

Për fat të mirë nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com