Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës në lagjen “11 Nëntori”.
Në apartament ka qenë një 55-vjeçar , i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë.
Pasi mori mjekim në spital, 55-vjeçari u largua për në banesë.
Zjarri është shuar, teksa dyshohet se u shkaktua për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes./m.j