Përdorte shtëpinë e marrë me qira për të magazinuar kanabisin, arrestohet polici në Fier, në pranga dhe tre të tjerë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një punonjës policie dhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com