Gazetari Ferdinand Derivishi tha në “Sot Live në Shqipëri” në Report TV se arsenali i armëve i kapur dje në Vlorë ka lidhje me grupe kriminale, por ngarjet janë të eksportuara. Pra janë konflikte që e kanë zanafillën për pazaret e drogës në Holandë, Belgjikë apo Spanjë.
Dervishi shprehet se këto grupe kriminale kanë shumë baza armatimesh, që do të thotë se janë të shumta dhe porositë për krime.
Për Vis Martinajn, gazetari Dervishi shprehet se për të janë paguar 3 milionë euro për t’a eleminuar.
‘Në Shqipëri kanë qenë më të ulëta se 10 mijë euro për njerëz të kategorisë së fundit. Për Vis Martinajn janë paguar deri në 3 milionë euro thuhet. Varet se kush është objektivi. Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit. Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë çësthje përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve. Policia ka qenë prapa me këtë ngjarje.’, thotë Dervishi.
Gazetari Ferdinand Dervishi zbulon një detaj mjaft të rëndë në lidhje me Julian Sinanajn, për të cilin ka patur oferta edhe nga politika e lartë në vend.
‘Psh Julian Sinanaj pasi u arrestua iu kap një arsenal i vogël armësh, që ai i bënte vetë. Por rast i tij ishte shumë i veçantë. Vrasjet i kryente si njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë. Në momentin kur u shfaq në Shqipëri dhe u mor vesh ka ardhur një vrasës i tillë në Shqipëri, kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta. Edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij. Pastaj nuk është realizuar.
Julian Sinanaj i kishte nga 10 deri në 50 mijë euro. Në disa raste kishte marrë dhe nga një copë toke.’, tha Dervishi.
/f.s