Për çfarë protestojnë ende këta pazarxhinjtë?

Janë mbledhur dje në rrugën “Mustafa Matohiti” anëtarë të Partisë Demokratike që si çdo natë kanë dëgjuar fjalimet e Sali Berishës nga dritarja e shtëpisë së vet.

Është një tubim që mbivendos absurden mbi teatralen pasi tashmë arsyet e protestës te “rruga e shpresës” nuk qëndrojnë.

‘Rithemelimi’ ka arritur marrëveshje me Edi Ramën, jeta parlamentare është normalizuar dhe me gjasë edhe për projektin e Sazanit kanë dakordësi të dyja grupimet.

Mbetet vetëm Sali Berisha në dritare me hallin e tij të arrestit shtëpiak. Pse protestojnë pra qëndrestarët?

Sigurisht një pjesë kanë detyrime ndaj Berishës, e qartë. Një pjesë duan të afirmohen, të tjerëve ndoshta kanë shtëpinë afër. Por kjo vetëm protestë publike nuk mund të quhet tashmë dhe ata njerëz aty duhet të kenë dinjitetin që të kuptojnë se janë qesharakë përtej çdo kufiri, edhe me standardin e tyre.

(Respublica)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com